Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush është i riu që u ekzekutua me armë zjarri në Fier

Kush është i riu që u ekzekutua me armë zjarri në Fier
November 20
15:01 2016

Pak momente pas vrasjes me breshëri kallashnikovi të një të riu në qytetin e Fierit, policia ka bërë me dije dhe identitetin e tij. Ai është 34-vjeçari Nelgert Pata, një emër jo i panjohur për autoritetet e drejtësisë.

Përgjatë viteve të fundit, emri i tij është lakuar shpeshherë në disa vrasje e plagosje, mes të cilave është edhe vrasja e Elton Çiços në Tiranë. Gjatë kësaj kohe, Pata ka qenë në burg, por policia mendon se ai ka bashkëpunuar për vrasjen e Çiços, për shkak të një njohjeje të vjetër me Jani Alian dhe Renato Milloshin, autorë të dyshuar të vrasjes së Çiços.

Gjithashtu, më 21 gusht të këtij viti Patës i është bërë një atentat, por në atë kohë u plagos lehtë e arriti të shpëtojë. Kjo tentativë vrasjeje në atë kohë u tha se u bë me një snajper, por autorët nuk mundën ta vrisnin.

Por këto nuk janë rastet e vetme kur emri i Nelgert Patës është përmendur në hetime.

Në vitin 2008 së bashku me babain e tij Astrit Pata janë gjykuar nga organi i akuzës për shfrytëzim prostitucioni.

Kjo vrasje është në vazhdën e disa atentateve të kryera këtë vit dhe larja e hesapeve është pista e policisë, në të cilën do të hetojë për të gjetur autorët.

Autorët kanë qëlluar me breshëri në drejtim të automjetit të Patës, duke u siguruar që e kishin vrarë atë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje