Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kurvelesh,Tepelenë – zhvillohen dy operacione antikanabis

Kurvelesh,Tepelenë – zhvillohen dy operacione antikanabis
October 21
14:10 2016

Nga Anduena Llabani

Sekuestrohen 520 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Një person në pranga.

Nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u zhvilluan dy operacione anti Cannabis.

Si rezultat i operacioneve, në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh, në një objekt të braktisur u kap në flagrancë shtetasi:

Astrit Selmani, 34 vjeç, banues në Borsh, Sarandë.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar dhe 180 kg lëndë narkotike në proces tharje.

Gjithashtu, nga operacioni i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle, u konstatuan bimë narkotike në proces tharje.

Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje si dhe bimë të kultivuara.

Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje