Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kurbin, sekuestrohen 11.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva dhe 544 fishekë

Kurbin, sekuestrohen 11.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva dhe 544 fishekë
November 02
11:50 2016

Nga Anduena Llabani

Kurbin

Sekuestrohen 11.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva dhe 544 fishekë model 56.

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 31.10.2016, ku është vjedhur banesa e një shtetasi.

Shpallet në kërkim një shtetas i dyshuar si poseduesi i lëndës narkotike dhe autori i vjedhjes pasi në banesë i janë gjetur materialet e denoncuara të vjedhura në ngjarjen e ndodhur më datë 31.10.2016.

Më datë 01.11.2016, nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, u bë shpallja në kërkim dhe nisi puna për kapjen e shtetasit:

A.V. 48 vjeç, banues në fshatin Gjorem – Kurbin.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në banesën e shtetasit A.V. kishte lëndë narkotike, menjëherë kanë mbërritur shërbimet policore për verifikim.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 544 fishekë model 56 me 54 krehra fishekësh, si dhe disa materiale shtëpiake, të cilat janë denoncuar të vjedhura me datë 31.10.2016, në banesën e shtetasit A.T. në Gjorem – Kurbin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”; “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga Nenet 134, 283 dhe 278 të Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje