Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kurbin, dërgohet për gjykim babai i deputetit Prenga

Kurbin, dërgohet për gjykim babai i deputetit Prenga
May 20
16:41 2016

Prokuroria e Kurbinit ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj babait të deputetit Prenga, Ndue Prenga. Ky i fundit akuzohet për “Falsifikim dokumentesh” për shkak se nëpërmjet tyre ka ndërtuar dhe kërkuar regjistrimin në Hipotekë të një lokali dykatësh në qytetin e Laçit.

Hetimi ka nisur pas kallëzimit penal të personave që pretendojnë se janë trashëgimtarë të ligjshëm të truallit, ku familja Prenga ka ngritur biznesin e saj privat. Konkretisht, ka rezultuar se në vitin 2014, Ndue Prenga i është drejtuar gjykatës me një padi civile ku kërkonte njohjen e pronësisë së truallit ku është ndërtuar lokali, me pretendimin se e posedonte atë prej vitit 1992. Për të provuar pretendimet e tij, i pandehuri ka dorëzuar lejen e ndërtimi që sipas tij e ka marrë nga autoritetet lokale në ’96-n.

Nga ana tjetër, anëtarët e familjes Nokaj pretendojnë se trualli ku është ndërtuar lokali, është pronë e tyre. Pasi janë njohur me dokumentet e paraqitura nga Ndue Prenga, ata kanë ngritur menjëherë kallëzim penal me pretendimin se janë dokumente të falsifikuara.

“Me aktin e ekspertimit teknik-grafik, datë 01.04.2016, është arritur ne konkluzionin se:

Nënshkrimi tek rubrika “Kryetari i këshillit të Bashkisë” ne dokumentin per dhenie sheshi ndertimi nr.9 date 24.05.1996, z.Ndue Prenga, është tërësisht i fallsifikua.

Nënshkrimi te rubrika “Kryetari i KRRT Kurbin“, në dokumentin ‘Leje ndërtimi nr.6 datë 06.06.1996, nuk është nënshkruar nga kryetari i asaj kohe, shtetasi B. R. Shenja e vulës në këtë dokument është tërësisht e fallsifikuar.

Nënshkrimi te rubrika “Miratohet P/KRRT Kurbin, B. R., në dokumentin planvendosje “bar-bufe” për Ndue Prenga, nuk është shkruar nga shtetasi B.R. Nënshkrimi në këtë rubrikë është tërësisht i falsifikuar. Shenjat e vulave në këtë rubrikë, për dokumentin plan-vendosje janë tërësisht të falsifikuara.

Nënshkrimi te rubrika “Miratohet P/KRRT Territorit Kurbin Kryetar” në dokumentin “studim urbanistik pjesor “bar-kafe” për Ndue Prenga, është tërësisht i falsifikuar.

Falsifikimi i dokumentave të mësipërme, është realizuar nëpërmjet fotokopjimit të tyre me anën e fotokopjes me ngjyra.”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Etiketimet
Shperndaje