Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kuponi tatimor, Tatimet nisin sot aksionin në zonat turistike

Kuponi tatimor, Tatimet nisin sot aksionin në zonat turistike
August 01
08:58 2016

Prej ditës së sotme, Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore do të nisin një fushatë edukuese për kuponin tatimor në zonat turistike. Ministria e Financave ka bërë me dije se aksioni do të shtrihet në të gjithë vendin. Në fokus do të jenë zonat turistike për shkak të përqendrimit më të madh të aktivitetit të biznesit dhe pushuesve në këtë sezon, shkruan revista “Monitor”, përcjell Blitz.al.

Vetëm dy ditë më parë, ministri Arben Ahmetaj iu drejtua Administratës Tatimore dhe inspektorëve të terrenit me një letër të hapur, për pritshmëritë e tij nga fushata, për komunikimin dhe profesionalizmin e inspektorëve në terren.

“Dëshiroj të ndaj me ju mesazhin tim shumë të qartë dhe të panegociueshëm se objektivi ynë nuk është të vendosim gjoba, objektivi ynë është të ndihmojmë tatimpaguesit me durim, modesti dhe profesionalizëm që të zbatojnë detyrimin ligjor. Vulgariteti dhe mungesa e modestisë është armiku kryesor i suksesit të institucioneve tona. Mos harroni në asnjë moment që sado gabim që të jetë, sipërmarrja meriton të ndihmohet, për shkak të të gjitha risqeve që ka ndërmarrë në vite”, – është shprehur ai në letër. /Blitz.al/

Burimi: Monitor

Etiketimet
Shperndaje