Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kupa e Shqipërisë – eliminohet Partizani, avancojnë Kukësi, Tirana e Skënderbeu

Kupa e Shqipërisë – eliminohet Partizani, avancojnë Kukësi, Tirana e Skënderbeu
November 16
17:36 2016

Një eliminim i papritur i skuadrës së Partizanit nga Kupa e Shqipërisë, pas një barazimi përballë lezhjanëve të Besëlidhjes me rezultatin 1-1.

Fillimisht Partizani ka kaluar në avantazh në pjesën e parë me anë të Emiljano Vilës, por miqtë arritën të barazojnë takimin në pjesën e dytë.

Me këtë rezultat, Partizani eliminohet pasi kishte humbur ndeshjen e parë me rezultatin 1-0.

Ndërkohë që ndeshjet e tjera kanë shkuar sipas parashikimeve.

Skënderbeu ka arritur të kthejë humbjen e pësuar në Fier në ndeshjen e parë përballë Apolonisë me rezultatin 2-1. Korçarët kanë fituar pastër 3-0.

Ndërkohë Kukësi kualifikohet pas barazimit 0-0 me Dinamon, por kalon më tej falë fitores në ndeshjen e parë.

Tirana avancon falë fitores me Luftëtarin 1-0. Ndërkohë kalon edhe Laçi pas fitores përballë Bylisit.

Kalojnë më tej edhe Vllaznia, Flamurtari e Teuta, falë fitoreve respektive ndaj Kamzës, Tërbunit e Kastriotit.

Tashmë çiftet që do të ndeshen në raundin tjetër çerekfinalist janë përcaktuar.

Ato do të jenë:

Tirana-Kukësi

Laçi-Skënderbeu

Vllaznia-Teuta

Flamurtari-Besëlidhja

Ndeshjet e para do të luhen në datën 01.02.2017 dhe ndeshjet e kthimit në datën 15.02.2017.    /Blitz.al/

Komento
Shperndaje