Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kundërshtoi negociatat e BE me Shqipërinë e Maqedoninë, popullariteti i presidentit francez bie me 40%

Kundërshtoi negociatat e BE me Shqipërinë e Maqedoninë, popullariteti i presidentit francez bie me 40%
June 24
13:54 2018

 

Statistikat e fundit në Francë kanë treguar se rreth 60% e votuesve francezë janë të pakënaqur nga presidenti Emmanuel Macron.

Sondazhi Ifop-Fiducial ishte në përputhje me anketat e tjera që tregonin një formë miratimi të një rënie popullariteti me 40% që kur Macron mori pushtetin vitin e kaluar.

Ky sondazh vjen 3 muaj pas përballje me greva në hekurudha dhe kundërshtime të reformave që Macron ka ndërmarrë, që nga arsimi e deri te operatori kombëtar.

E fundit e një sërë goditjesh në sektorin publik në masën e planeve të tij për shkurtimin e kostos është planifikuar të enjten, ndërsa studentët në universitetet të shumta rreth Francës po bllokojnë ndërtesat e fakulteteve mbi reformat e tij të arsimit të lartë.

Ndërkohë sondazhet vijnë në një kohë kur Franca është treguar agresive përsa i përket zgjerimit të BE, ku Macron u shpreh kundër hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut.

Ai është përfshirë në një debat edhe me qeverinë euroskeptike të Italisë për refugjatët, ku nuk munguan as fyerjet në distance me tyre, pasi Macron, është treguar i ashpër në deklaratë e tij për populistët. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje