Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit
September 28
12:50 2016

Kryeministri Edi Rama ka postuar pak më parë në Facebook një video ku shihen të ilustruara zonat me kanabis të mbajtura sekret nga Policia e Shtetit. Ai e publikoi këtë video si përgjigje ndaj gjithçkaje që është thënë për vite të tëra për kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Referuar të dhënave të mbajtura sekret nga Policia e Shtetit për kultivimin e drogës, kreu i qeverisë paraqet të ilustruara zonat ku është kultivuar bima narkotike. Gjirokastra, Fieri, Vlora, Berati, Korça, Elbasani, Tirana, Durrësi, Dibra, Lezha, janë zonat ku janë gjetur kanabis gjatë viteve 2007-2013.

“Kjo është e vërteta që nuk na kanë thënë deri tani. Sot po luftojmë për zgjidhjen përfundimtare”,- thuhet në përfundim të videos.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje