Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kukës, mbyllet përfundimisht filiali i Universitetit të Tiranës

Kukës, mbyllet përfundimisht filiali i Universitetit të Tiranës
October 22
16:00 2016

Filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës është mbyllur përfundimisht. Me vendim të qeverisë, prej vitit 2014 nuk u dhanë më kuota për këtë filial, ndërkohë që gjatë kësaj kohe u vijua me vitet e dyta dhe të treta deri në përfundim të këtij sezoni.

Mbyllja e këtij filiali ishte paralajmëruar nga qeveria, pikërisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Përpara këtij vendimi të qeverisë, rreth 1100 të rinj vazhdonin studimet në degët Ekonomi, Infermieri, Gjuhë e Huaj. Pavarësisht lobimeve për rihapjen e tij, vendimi i kabinetit qeverisës mbeti i pandryshueshëm. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje