Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kukës – Arrestohen 4 persona për trafikimin e 15 shtetasve sirianë

Kukës – Arrestohen 4 persona për trafikimin e 15 shtetasve sirianë
October 01
10:31 2016

Nga Anduena Llabani

Goditet një tjetër rast i trafikimit të personave që vijnë nga vendet e treta, të cilët hyjnë ilegalisht nga Greqia në Shqipëri, për t’u trafikuar në drejtim të Kosovës nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Në datë 30.09.2016, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, finalizuan me sukses operacionin antitrafik i koduar “Kaskada”.

Në këtë kuadër u arrestuan në flagrancë 4 shtetas, konkretisht për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”:

1- Gjerard Markaj, 35 vjeç, banues në Tiranë.

2- Riza Hasani, 54 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

3- Shefqet Velaj, 34 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë.

4- Zeqir Bajrami, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më 30.09.2016 në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur “Fushë-Dukagjin”, me drejtim-lëvizje Tiranë-Kukës, u kapën në flagrancë duke transportuar 15 shtetas të huaj sirianë, me automjetet e tyre tip “Volkswagen” me targa AA 517 KS, “Mercedes Benz” me targa AA 973 GF dhe automjetin tip “Golf” me targa AA 013 AF, të cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin për në Kosovë, kundrejt fitimit.

Materialet hetimore do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 298/2 e 25 të Kodit Penal.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për sirianët të cilët u larguan nga qendra në Babrru para disa ditësh. Po punohet për kapjen edhe të 6 shtetasve të tjerë sirianë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje