Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujt i drejtohet me “pushtues” Patozi në poezinë për Olldashin?

Kujt i drejtohet me “pushtues” Patozi në poezinë për Olldashin?
November 20
14:04 2016

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka përkujtuar sërish mikun dhe kolegun e tij Sokol Olldashi në vitin e tretë të ndarjes së tij nga jeta. Një ditë më parë ai postoi një video ku i këndonte me kitarë dhimbjes për mikun e tij, ndërsa ditën e sotme ka postuar një poezi në përkujtim të tij.
Në faqen e tij në facebook, Patozi i kushton një poezi Kolit.
Kjo është poezia:

DITA FILLON NË NËNTË E ÇEREK
(Sokol Olldashit)
Dita nis përditë
Në nëntë e një çerek
Me mungesën e filxhanit tënd përballë
Ok, nuk ke pse e porosit,
Por ti mund ta gjesh
Vijimin e vetes tek tjetri
Pushtuesit modernë
Po u gëzohen trofeve të reja
Prej metrash katrorë
Kurse barinjtë e kamur
Prijnë kope të klonuara
E vërtetë është që
Kujdesen për lulet e qentë
Dhe luten për njerëzimin
Por kasap mund të jesh
Edhe pa therur kurrë
Le ta marrim me shaka
Etjen për të fituar dashuri
Me adrenalinë kazinoje
Nëse do flasim seriozisht,
Mjaftojnë vetëm dy nota
Për të ndarë apo bashkuar botën
Vdekja është vetëm
Një minutë heshtje për jetën
Prej miliona vjetësh
Dhe dita nis përditë
Fiks në nëntë e çerek
Nga mungesa e filxhanit përballë
Por ndër rreshtat e kësaj poezie na ka tërhequr vëmendjen strofa e tretë e poezisë ku ai shkruan:

Pushtuesit modernë
Po u gëzohen trofeve të reja
Prej metrash katrorë

Për kë i ka Patozi këto rreshta? I drejtohet ndonjë lideri politik, apo ato simbolizojnë situatën politike ku ndodhet vendi aktualisht? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje