Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdestares që rrahu jetimin i bie të fikët gjatë marrjes në pyetje nga policia

Kujdestares që rrahu jetimin i bie të fikët gjatë marrjes në pyetje nga policia
April 01
18:08 2016

Policia dhe Ministria e Mirëqenies Sociale kanë reaguar sot për ngjarjen e rëndë të shënuar në Durrës, ku një 3-vjeçar jetim është rrahur mizorisht nga kujdestarja e turnit në Shtëpinë e Foshnjes. Dafina Fama, tashmë e shkarkuar nga detyra, është ndaluar mesditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Durrësit.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje nga Policia e Durrësit mbi dhunën e ushtruar ndaj fëmijës jetim, ajo ka pranuar me gjysmë zëri se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të mitur dhe më pas i ka rënë të fikët dhe është dërguar në spital. Urdhër-ndalimi i është lexuar në spital, pas marrjes në pyetje gjatë mesnatës.

Rasti i rëndë u bë publik mbrëmjen e 31 marsit në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan.

Komento
Etiketimet
Shperndaje