Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kujdes! Spitali i Sanatoriumit konfirmon viktimën e 4-t nga AH1N1

Kujdes! Spitali i Sanatoriumit konfirmon viktimën e 4-t nga AH1N1
February 08
12:38 2019

Spitali i Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” konfirmon vdekjen e 4-t në Shqipëri të prekur nga virusi AH1N1. Lajmi konfirmohet për News 24 nga mjekja Silvana Bino.

Viktima mësohet të jetë një grua 75 vjeçare, e cila ndërroi jetë një natë më parë. E moshuara vuante edhe nga një sëmundje bashkëshoqëruese siç është pneumonia.

Mbrëmjen e djeshme, në Sanatorium humbi jetën edhe një 37-vjeçar nga Elbasani, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Ai ishte shtruar në spital prej një javë me pneumoni në 2 mushkëritë. Ndërkohë burime nga ISHP  u shprehën  se përgjigjia për AH1N1 është negative.

Një ditë më parë, mjekja Bino deklaroi që viktima të AH1N1 janë edhe një rast nga Tirana dhe dy raste  të tjera nga Elbasani. Ajo apeloi”: “Njerëzit të vaksinohen. 50 mijë doza janë prokuruar dhe 50 mijë doza kanë ardhur si ndihmë nga një agjenci amerikane. Fruthi dhe gripi janë dy sëmundje që transmetohen nga rrugët respiratore. Personat që kanë vdekur janë të pa vaksinuar. Kemi patur raste edhe tek fëmijët, por pa pasoja”, tha më herët,  shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino.

Burimi:Ballkanweb

 

Share