Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(KUJDES! Pamje të rënda) Demi qëllon për vdekje toreadorin

(KUJDES! Pamje të rënda) Demi qëllon për vdekje toreadorin
April 03
09:51 2017

Një toreador i ri, i cili po bënte debutimin profesional, është qëlluar me brirë nga demi në arenën ku po dyluftonin.

Daniel García Navarrete, 23 vjeç, u godit nga demi mbi 1 ton, në arenën “Las Ventas” në Madrid.

Toreadori ka marrë plagë të rënda në fyt, fytyrë dhe gjuhë dhe raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Sulmi u pa nga mbi 10.000 spektatorë të pranishëm dhe qindra të tjerë që e panë nga shtëpitë e tyre të tmerruar mbi fatin e toreadorit.

Fillimisht  u mendua se djaloshi ishte goditur vetëm një herë nga briri i demit, por pas transportit në spital u pa se briri e kishte shpuar 2 herë në fyt dhe në fytyrë.

Filmimi i transmetuar nga “Daily Mail” tregon toreadorin që goditet në ajër nga demi e më pas në tokë, kur kafsha gjigante vijon të godasë.

Dëgjohen ulërima nga audienca, ndërkohë që stafi shkon për t’i ardhur në ndihmë.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë, pasi një tjetër toreador u sulmua nga demi, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme, por që mundi t’u shpëtojë plagëve të marra. /Blitz.al/

Shperndaje