Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes nga paracetamoli P/500 sepse përmban virus! Ekspertët tregojnë si është gjendja në Shqipëri

Kujdes nga paracetamoli P/500 sepse përmban virus! Ekspertët tregojnë si është gjendja në Shqipëri
January 11
15:29 2018

Nëse edhe juve ju ka ardhur një mesazh i cili ju paralajmëron që të mos përdorni apo të blini një lloj paracetamoli, konkretisht paracetamolin P/500, tashmë do të qartësoheni për gjithçka.

Pikë së pari, Paracetamoli P/500 është kthyer në problem në të gjithë botën, kryesisht në vendet europiane. Ky paracetamol thuhet se përmban virusin “Machupo” i cili është një ndër viruset më të fortë në botë e më të rrezikshëm përsa i përket fertilitetit. Ky virus vjen nga Bolivia dhe përhapet më së shumti nga rrugët ajërore dhe me anë të ushqimeve.

Ndonëse ende nuk ka një përgjigje konkrete nëse Paracetamoli P/500 përmban virus, pasi edhe vetë ekspertët janë ndarë në opinione të ndryshme, le të fokusohemi tek Shqipëria dhe Kosova.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, ky lloj paracetamoli nuk është pjesë e asnjë faramacie pasi nuk është lejuar qysh prej fillimit importi i tij. Ndërkohë, Blitz.al kontaktoi me farmacistë të Tiranës, të cilët na pranuan se as në Shqipëri nuk ka Paracetmol P/500 pasi nuk është lejuar hyrja e tij.

Thënë këtë, të gjithë lexuesit mund të qetësohen sepse edhe në rast se jepet një përgjigje definitive se Paracetamoli P/500 përmban virus, ai nuk është prezent në tregun farmaceutik shqiptar. /Blitz.al/

Shperndaje