Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kujdes! Kjo është mënyra se si po vidhen llogaritë në Instagram ditët e fundit!

Kujdes! Kjo është mënyra se si po vidhen llogaritë në Instagram ditët e fundit!
September 02
19:23 2019

Një fushatë e re mashtrimi po ndodh në Instagram dhe duhet të bëni kujdes që të mos vidhet llogaria juaj. Kujtojmë dy këngëtaret shqiptare, Juliana Pasha dhe Venera Lumani, të cilat së fundmi ranë pre e hackerasve.

Kërkuesi i sigurisë kibernetike, Paul Ducklin ka qenë ai që e ka zbuluar dhe po përhap këshilla në rrjet. Sipas tij, hackeri ju dërgon e-maile ku thuhet se dikush është përpjekur të hyjë në Instagramin tuaj.

Në këtë mënyrë ju kërkojnë të klikoni në një link dhe më pas, të jepni të dhënat si emri i llogarisë dhe passwordi. Por ky është i gjithi mashtrim për të marrë të dhënat tuaja dhe për t’ju vjedhur Instagramin.

“Passwordet e rrjeteve sociale janë me vlerë për mashtruesit, pasi informacionet që keni të ruajtura brenda tyre zakonisht janë më shumë se sa ata mund të gjejnë më një kërkim të thjeshtë. Akoma dhe më keq, mashtruesit që vjedhin llogarinë tuaj mund ta përdorin atë për të gënjyer miqtë dhe familjarët tuaj, prandaj mos e vendosni veten në rrezik duke humbur kontrollin e llogarisë suaj.”- është shprehur Ducklin.

Arsyeja pse kjo metodë ka qenë më e suksesshme sesa të mëparshmet, është sepse njerëzit e kanë besuar për shkak të përdorimit të kodeve, që zakonisht Instagram i dërgon kur ju nuk mbani mend të dhënat tuaja. Por që tani e tutje, kujdes! /Blitz.al/

via GIPHY

 

Share