Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kufoma në Selitë, policia kërkon ndihmë për identifikimin

September 21
12:52 2016

...

Një javë pas gjetjes së kufomës në Selitë, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e viktimës. Bëhet me dije se kufoma e gjetur i përket një mashkulli rreth 20 vjeç me gjatësi rreth 160 cm. “Bashkë me skeletin janë gjetur një palë atlete me mbishkrimin “Adidas” dhe një palë tuta, ngjyrë blu dhe të brendshme me mbishkrimin “Men sport”.

Me qëllim identifikimin sa më shpejt të kufomës, policia ka vënë në dispozicion të qytetarëve numrat e telefonit 0694110202 ose 0694108352 ose në numrin pa pagesë 112.

Policia bën të ditur se në kafkën e gjetur nuk janë konstatuar shenja ose dëmtime, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai mund të jetë vrarë dhe më pas groposur. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje