Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kufoma e 17-vjeçarit në Sharrë, pranga katër personave

Kufoma e 17-vjeçarit në Sharrë, pranga katër personave
August 08
11:15 2016

Përgjegjësi i firmës së pastrimit dhe tre punonjës janë vënë në prangat e policisë pas gjetjes së kufomës së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj. Trupi i tij u gjet i pajetë në landfillin e Sharrës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë arrestuar shtetasit: Besnik Braha, 53 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës firme; Edmond Kollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtues eskavatori; Dëfrim Hakrama, 44 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës turni; Bujar Daja, 45 vjeç, banues në Kavajë, përgjegjës i punonjësve. Është shpallur në kërkim shtetasi E.T., 48 vjeç, banues në Peqin, administrator i firmës “3 K SH.P.K”.

Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë jo të rregullt”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje