Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kufoma e 17-vjeçarit në Sharrë, gjykata lë në burg 3 nga të arrestuarit

Kufoma e 17-vjeçarit në Sharrë, gjykata lë në burg 3 nga të arrestuarit
August 10
15:22 2016

Nga Anduena Llabani

Vdekja e 17 -vjeçarit Ardit Gjoklaj ka tre përgjegjës, për të cilët Gjykata e Tiranës vendosi sot masat e sigurisë përkatëse. Në burg si të dyshuar për vrasjen në landfillin e Sharrës do të qëndrojnë tre nga katër të arrestuarit, Defrim Hakrama, përgjegjës turni, Besnik Braha, përgjegjës për punëtorët, si dhe Edmond Kallari, shofer i ekskavatorit. Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje për të arrestuarin tjetër, Bujar Daja.

Të parët që hodhën akuzat për vrasje ishin familjarët e viktimës. Ata drejtuan gishtin tek Edmond Kallari, ekskavatoristi dhe punonjësit e tjerë, që tentuan të fshehin krimin.
Ardit Gjoklaj 17 vjeç, humbi kontaktet me familjen të shtunën në mbrëmje, ndërsa ata nisën ta kërkonin. Trupi i tij u gjet një ditë më vonë, i copëtuar në impiantin e përpunimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.
Në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi katër persona: Besnik Brahën 53 vjeç, përgjegjës i punëtorëve në landifillin e Sharrës, Dëfrim Hakramën, 44 vjeç, përgjegjës turni, Edmond Kollarin, 40 vjeç, Bujar Dajën, 45 vjeç, përgjegjës i punëtorëve. Ndërkaq në kërkim u shpall një person 48-vjeçar, si administrator i kompanisë së pastrimit. Të gjithë personat po hetohen për vrasje aksidentale në punë dhe shkelje të rregullave të sigurisë./Blitz.al/

Shperndaje