Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kuçovë, tregtari kërcënon se do të vetëdigjet përpara bashkisë

Kuçovë, tregtari kërcënon se do të vetëdigjet përpara bashkisë
October 19
15:07 2016

Një tregtar nga Kuçova ditën e sotme ka kërcënuar se do të vetëflijohet pasi bashkia ia kishte ndaluar të ushtronte aktivitetin e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Spiro Suli 48 vjeç, i cili ka dalë në shenjë proteste para ambienteve të bashkisë. Ai ka lyer veten me benzinë dhe ka kërcënuar se do të vetëdigjej. Forcat e rendit kanë ndërhyrë duke negociuar  dhe pas disa minutash kanë arritur ta bindin që të heqë dorë.

Tregtari Suli kishte një licencë për shitjen me pakicë të frutave dhe perimeve, por së fundmi atij i ishte ndaluar nga ana e bashkisë ushtrimi i këtij aktiviteti./Blitz.al/

Shperndaje