Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kthehet nga Afganistani dhe surprizon nënën! Videoja e këtij takimi është gjëja më e bukur që do të shihni sot

Kthehet nga Afganistani dhe surprizon nënën! Videoja e këtij takimi është gjëja më e bukur që do të shihni sot
November 05
11:44 2019

Videoja e një ushtari shqiptar që u kthye nga Afganistani për të surprizuar nënën e tij, ka bërë xhiron  në rrjete sociale i ka prekur të gjithë.

Djali quhet Shkëlqim Hoxha dhe prej vitesh në Afganistan ushtronte detyrën e tij. Ai u kthye në atdhe sot por nuk lajmëroi askënd për ta pritur. Hoxha vrapoi për te puna e nënës së tij për ta surprizuar atë.

Historinë e tij e ka zbuluar ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka përmes një video ku mund të shihen emocione, përqafime dhe lot nga momenti kur ata janë takuar pas shumë kohësh.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni”, shkruan Xhaçka, në videon e publikuar në Facebook.

Share