Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kthehen mjekët? Shefi i Urgjencës: “Të gjithë jemi në punë!”

Kthehen mjekët? Shefi i Urgjencës: “Të gjithë jemi në punë!”
December 05
18:06 2017

Ditën e sotme, 8 mjekë të Urgjencës në QSUT dhanë dorëheqjen me anë të një letre drejtuar ministers së Shëndetësisë Manastirliu, kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.

Nuk dihet akoma nëse bisedimet me zv. Ministren e Shëndeësisë kanë dhënë frytet e duhura, por para pak minutash, shefi i shërbimit të Urgjencës, prof. Edmond Zaimi ka dalë në një prononcim ku është shprehur se mjekët janë akoma në shërbim.

“Siç e shihni edhe vetë situata është e ngarkuar me shumë të sëmurë, jo vetëm të Tiranës por nga e gjithë Shqipëria, i kalon kapacitetet e shërbimit tonë, shtohet një ngarkesë e madhe për personelin ç’ka bën që edhe gabimet të shtohen. Në këto kushte i gjithë stafi i Urgjencës ka shkruajtur një tip peticioni për drejtorin e Urgjencës por që akoma nuk është dorëzuar, me kërkesat tona për të rregulluar gjendjen. Janë problem që duam t’i zgjidhim me forcat tona të brendshme. Ne nuk kemi dhënë dorëheqje në ’97, kjo është një kërkesë drejtuar drejtorisë. Ne të gjithë jemi në punë por ngarkesa është shumë e madhe”,- thotë ai. /Blitz.al/

Shperndaje