Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryetari i LSI-së zgjidhet më 6 nëntor, Shezai Rrokaj përballë Ilir Metës

Kryetari i LSI-së zgjidhet më 6 nëntor, Shezai Rrokaj përballë Ilir Metës
September 16
18:59 2016

Më 6 nëntor 2016, Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri. Mësohet se në garë me kryetarin aktual të kësaj partie, Ilir Metën, do të jetë kryetari i LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj.

Ky vendim i marrë në mbledhjen e sotme u bë me dije nga sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama. Mësohet se në garë do të përfshihen edhe emra të tjerë që duhet të  regjistrohen deri më 30 shtator.

“Në mbledhjen e sotme u diskutua për fushatën e zgjedhjeve për kryetarin e LSI-së, si dhe modalitetet e konventës kombëtare zgjedhore të LSI-së. U vendos që zgjedhjet për kryetar të mbahen në të gjithë territorin ditën e diel, më 6 nëntor 2016. Këto zgjedhje do të mbahen me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të LSI-së, duke respektuar atë që është një vlerë e konsoliduar: respektimi i parimit “një anëtar – një votë”. Deri më 30 shtator presim regjistrimin e kandidaturave”, – u shpreh Luan Rama. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje