Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeparlamentari Meta, vizitë treditore në Greqi: Do të shërbejë për intensifikim të bashkëpunimit

Kryeparlamentari Meta, vizitë treditore në Greqi: Do të shërbejë për intensifikim të bashkëpunimit
October 10
10:08 2016

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka nisur ditën e sotme një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të homologut grek, Nikolaos Voutsis.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, ai do të takohet me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, presidentin Prokopis Pavlopoulos dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias.

Kryeparlamentari shoqërohet në këtë vizitë nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade, kryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Eduard Shalsi dhe deputetët Anastas Angjeli (PS), Fatmir Toçi (PS), Gjergji Papa (PD), Vangjel Tavo (LSI) dhe Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ).

Pak përpara nisjes, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë tha se marrëdhëniet mes dy vendeve shkojnë përtej kontakteve politike, ajo është një miqësi që bazohet në shekuj mirëkuptimi dhe shkëmbimesh.

“Besoj se vizita jonë në Athinë do t’i shërbejë intensifikimit konkret të bashkëpunimit ndërparlamentar, i cili është i rëndësishëm për të gjithë bashkëpunimin tonë politik dhe ekonomik, dhe që ne dëshirojmë ta avancojmë me vullnet të plotë në çdo nivel në të ardhmen”, -tha ndër të tjera ai. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje