Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeparlamentari Meta vizitë në Kosovë. Bashkëpunim me Pejën për bujqësinë

Kryeparlamentari Meta vizitë në Kosovë. Bashkëpunim me Pejën për bujqësinë
March 23
10:33 2016

Ditën e sotme, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka të planifikuar një vizitë në Kuvendin e Kosovës.

Fillimisht ai është ndalur në Pejë, ku ka pasur një takim me kreun e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, me të cilin ka folur për investime në bujqësi që mund të lidhin Shqipërinë dhe Kosovën edhe në këtë aspekt.

“Pejanët janë sipërmarrës të shkëlqyer. Të shtojmë shkëmbimet. Do të nxisim pejanët të investojnë në Shqipëri në bujqësi”, – është shprehur kreu i Kuvendit, Meta, ndërkohë që mendon se mënyra më e mirë për të lidhur dy vendet tona është nëpërmjet këtyre bashkëpunimeve.

Pas këtij takimi, kryeparlamentari shqiptar do të shkojë drejt Prishtinës për të vazhduar me takimet e planifikuara në Kuvendin e Kosovës.

Komento
Shperndaje