Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri turk informon: Rritet në 232 numri i të vdekurve

Kryeministri turk informon: Rritet në 232 numri i të vdekurve
July 18
13:11 2016

Katër ditë pas tentativës për grusht shteti në Turqi, kryeministri Binali Yildirim ka bërë me dije se numri i të vdekurve është rritur në 232 persona, raporton Blitz.al. Menjëherë pas shtypjes së kësaj tentative, qeveria turke përshpejtoi goditjen kundër armiqëve të qeverisë.

Deri të dielën u bë me dije arrestimi i 6,000 personave, përfshirë këtu tri gjeneralë dhe qindra ushtarë.

Në deklaratën e ditës së sotme, kryeministri i Turqisë, theksoi se ndër 232 viktimat, 208 prej tyre ishin mbështetësit e qeverisë që dolën në rrugë për të shprehur përkrahjen e tyre ndaj presidentit Erdogan dhe 24 të tjerët nga pala kundërshtare.