Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama urdhëron mësimin e fesë në shkolla, në rrezik laiciteti

Kryeministri Rama urdhëron mësimin e fesë në shkolla, në rrezik laiciteti
April 09
15:47 2016

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur në mënyrë arbitrare futjen e edukimit fetar në shkollat publike 9-vjeçare. Me urdhër të tij, Ministria e Arsimit së bashku me Institutin e Zhvillimit Arsimor kanë nisur punën për hartimin e një programi për mësimin e fesë nëpër shkollat publike. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse mësimi rreth fesë do jetë një lëndë më vete apo modul i veçantë i lëndës së “Edukimit Qytetar”.

Vendimi i marrë nga kryeministri Rama vë në pikëpyetje laicitetin e sistemit arsimor dhe veç kësaj krijon një sërë problemesh nëse marrim në konsideratë vështirësinë e mësimit të fesë në një vend me katër besime fetare.

Ky projekt është pjesë e një sërë projektesh me fokus te feja, të ndërmarra nga kreu i kabinetit qeverisës. Veç tij, parashikohet ndërtimi para piramidës i të ashtuquajturit “Parku i besimit”, një sipërfaqe e mbjellë me të gjitha llojet e pemëve dhe bimëve që përmenden në librat fetarë, përfshi Biblën dhe Kuranin. Puna për këtë park pritet të nisë shtatorin e ardhshëm. Ndërkaq, është parashikuar edhe ndërtimi i një shitoreje të re, të quajtur “Shitorja e besimit”, në parkun e liqenit në Tiranë.

Pas ardhjes në pushtet, kryeministri Edi Rama e shndërroi çështjen e fesë në një ndër temat kryesore të diskutimit të tij publik.

Etiketimet
Shperndaje