Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama takon komisionerin Hahn në Bruksel: Vettingu arrin në fazën përfundimtare!

Kryeministri Rama takon komisionerin Hahn në Bruksel: Vettingu arrin në fazën përfundimtare!
March 20
11:35 2018

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Brukselit ku ka takuar komisionerin Johannes Hahn.

Sipas tij ky ka qenë një takim shumë pozitiv në të cilin u bë bilanci i proresit të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e proçesit të Vettingut.

“Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”- ka shkruajur Kryeministri në postimin e tij në Facebook./Blitz.al/

Komento
Shperndaje