Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama surprizon gazetarin shqiptar me një videomesazh: “Gëzuar sepse je rilindas!”

March 13
21:46 2018

Ditën e sotme, kryeministri Rama ka uruar gazetarin e News24 me një videomesazh surprizë, ku i ka uruar ditëlindjen.

Në një videoselfie të postuar nga Enrik Mehmeti shihet kryeministri në makinë duke uruar gazetarin.

“Enrik edhe 100!”, – thotë Rama. “32, edhe 32, edhe 32 dhe pastaj edhe 32 të tjera. Tamam vlonjat i fortë, i paepur dhe patjetër rilindas. Të përqafoj!”.

Edhe pse media në Shqipëri për Ramën është një media kazan, duket se sërish Rama nuk ngurron të shprehë konsiderata për disa nga gazetarës.

Pra, paska edhe media jo-kazan për kryeministrin! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje