Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama: Shqipëria me shifër shkatërrimi të kanabisit që s’e ka asnjë vend tjetër

Kryeministri Rama: Shqipëria me shifër shkatërrimi të kanabisit që s’e ka asnjë vend tjetër
September 29
22:46 2016

Një ndër çështjet për të cilët kryeministri u pyet në “Opinion”-in e së enjtes ishte mbjellja dhe trafikimi i lëndëve narkotike.

Pas fjalës së drejtuesit të emisionit se Shqipëria cilësohet si vendi më i madh prodhues i lëndëve narkotike, kreu i Qeverisë u shpreh se ky cilësim është i turpshëm dhe joreal.

“Kanabisi nuk erdhi me ardhjen e qeverisë sonë. Vetëm Lazarati deri në 2013-n kishte sipërfaqe të kultivuar më të madhe se e gjithë Shqipëria. Si mund të thuash që Shqipëria është vendi më i madh prodhues i kanabisit në Europë?! Po gjithë ai ndryshim që ka ndodhur në fushat e prodhimit bujqësor, si ka ndodhur?

Kemi një shifër të shkatërrimit të parcelave të kanabisit që se ka asnjë vend tjetër. Vetëm përgjatë vitit të kaluar, asgjësuam 99.6% të parcelave të identifikuar.”, deklaroi Rama. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje