Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama: “Serbia ka një qasje dyftyrësie ndaj Kosovës, taksa 100% është e drejtë”

Kryeministri Rama: “Serbia ka një qasje dyftyrësie ndaj Kosovës, taksa 100% është e drejtë”
November 26
12:54 2018

Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare dhe asaj të kosovës  në Pejë Edi Rama në fjalën e tij tha se vendimi i Kosovës për të vendosur taksë 100% për produktet serbe është një vendim irracional në kushtet normale.

Kryeministri tha se Serbia po përpiqet ta bllokojë Kosovën në organizatat ndërkombëtare dhe duke kërkuar nga shtetet tërheqjen e njohjes së Pavarësisë.

Fjala e plotë e Edi Ramës:

“Shqipëria është tërësisht e angazhuar për procesin e paqes dhe Kosova është në gjendje të luajë rolin e saj ndërkombëtar. Kosova ka bërë përparim thelbësor në rajon dhe ne konstatojmë se ka përparuar në dialogun me Serbinë. Serbia po bllokon Kosovën duke kërkuar tërheqjen e njohjeve dhe kjo është provokuese dhe shqetësuese. Goditje pas shpine të Kosovës nga Serbia. Bllokimi i njohjes së Kosovës është ikurajimi i mafieve, siç edhe është shprehur ish-ministri britanik. Serbia jep goditje të njëpasnjëshme pas shpine Kosovës dhe ky është reagimi i tarifës 100%.

Tarifa 100% është një vendim iracional në kushte normale, por krejt normal në kushte iracionaliteti si ato që përvijon qasja e dyfyrë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike. Zero tarifa brenda gjashtë mujorit të parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërise. Tashmë është koha që të vendosim tarifa 100% në veri dhe zero tarifa në jug.

Kush e konsideron si kërcenim të ulet dhe tja shpjegojmë. Brenda 6 mujorëshit të parë të vitit të parë: Njohje të plotë të të gjitha dokumenteve. Çfarë jepet në Shqipëri do të njihet në Kosovës dhe anasjellta. Ne nuk jemi shqiptarët dhe serbët, ne jemi shqiptrarët dhe shqiptarët. Patentat mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk janë si ato të Greqisë që u deshën 30 vjet negociata. Së shpejti nuk ka më roaming mes nesh. Pika e Morinës, do të funksionojmë si pa kufi. Të vendosim një fond për ministrinë e jashtme për të bërë një dokument analitik dhe strategjik.” /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje