Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama në rubrikën e re: Pse të shkonin dibranët pas daulles së PD-së?!

Kryeministri Rama në rubrikën e re: Pse të shkonin dibranët pas daulles së PD-së?!
September 18
18:06 2016

Kryeministri Edi Rama do të vijë te qytetarët përmes një rubrike që do të transmetohet “live”, çdo të diel, në orën 17:00. Në “Komunikimi i javës” të kësaj të diele, ai zgjodhi të flasë për zgjedhjet e zhvilluara disa ditë më parë, ku fitoi kandidati i koalicionit qeverisës, Muharrem Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri u shpreh se kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane ishte qartësisht i preferuari i qytetarëve dibranë, i cili nuk premtoi asgjë të hatashme. Referuar disfatës së Partisë Demokratike, kreu i qeverisë u shpreh:

“Kandidati tjetër foli për partinë, ai u premtonte dibranëve se me Bashën kryeministër do t’u paguante futurat, do t’u ndërtonte stadiumin. Ndaj do të gjente atë që thuhet “prit gomar të mbijë bar”. Fushata jonë ishte e thjeshtë, e drejtë për t’i qëndruar kandidatit. Një fushatë pa asnjë ekses. Fushata tjetër ishte një spostim i batalionit blu dhe përbaltjes nga oborri i SHQUP-it në fushat e Dibrës. Pse dibranët duhej të votonin dhe të shkonin pas “daulles” së PD-së? Përveç pakicës që beson te “daullet” e PD-së, shumica vlerësoi”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje