Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama hedh në gjyq për shpifje Sali Berishën, kërkon para për dëmin moral

Kryeministri Rama hedh në gjyq për shpifje Sali Berishën, kërkon para për dëmin moral
March 13
16:12 2019

Siç ka paralajmëruar para pak ditësh, kryeministri Rama ka paditur në gjykatë disa përfaqësues të opozitës, të gjithë për akuzën e shpifjes.

Seanca e parë që startoi serinë e gjyqëve të paralajmëruar, nisi sot dhe i pari që u përball me akuzat ishte ish-kreu i qeverisë Sali Berisha. Padia e Ramës për paraardhësine e tij është bërë në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për shitjen e detit te fqinjët grekë. Si dëm moral ndaj akuzave kryeministri ka kërkuar nga kundërshtari i tij 100 mijë lekë të rinj.

Ndërkohë janë 40 padi që kreu i qeverisë ka ngritur ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmendim këtu kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, deputeten Jorida Tabaku, Ervin Salianji etj.

Në gjyqin e sotëm, avokatët mbrojtës të Berishës kërkuan mbledhjen e të gjitha dosjeve nën akuzën e shpifjes në një. Pasi dëgjoi kërkesat e palëve, gjyqtarja Fide Osmani, vendosi që seanca tjetër të shtyhej në datën 11 prill. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje