Blitz

 Breaking News

Kryeministri Rama flet për herë të parë për ndarjen nga jeta të të fejuarës së djalit të tij, Kristi Reçit

Kryeministri Rama flet për herë të parë për ndarjen nga jeta të të fejuarës së djalit të tij, Kristi Reçit
December 05
09:57 2019

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë në “Rai 1” ku  foli për tërmetin prej të cilit humbën jetën 51 persona. Rama ka folur gjithashtu për herë të parë për humbjen e të fejuarës së djalit të tij, Kristi Reçi.

I pyetur nga gazetari italian, Bruno Vespa, Rama tha se është e vërtetë që në tragjedinë e 26 nëntorit ka humbur jetën edhe e fejuara e djalit të tij, Gregut, por nuk ka preferuar të flasë për këtë pjesë.

Bruno Vespa: Zoti kryeministër, nga tragjedia e tërmetit humbi jetën edhe Kristi Reçi, e fejuara e djalit tuaj?

Edi Rama: Po, është e vërtetë, por me lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe në ketë detyrim shumë të lartë për të qenë kryeministër i një vend që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo familjen tonë, por me të gjithë ne. Kjo thjeshtë e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm të bërë gjithçka, sepse nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën. 25-vjeçarja Kristi Reçi, studentja e mjekësisë, humbi jetën nga tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, së bashku me dy prindërit dhe vëllanë e saj.

25-vjeçarja Kristi Reçi, studentja e mjekësisë, humbi jetën nga tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, së bashku me dy prindërit dhe vëllanë e saj.

Share