Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama e vendos: Do e hedh në gjyq gazetarin e “Bild”

Kryeministri Rama e vendos: Do e hedh në gjyq gazetarin e “Bild”
June 17
19:34 2019

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar bisedën me Arben Keshin, të publikuar nga gazeta gjermane ‘Bild’. Por ndryshe nga çfarë njofton ‘Bild’, kreu i qeverisë mohon që Arben Keshi të ketë punuar në atë kohë në polici teksa thekson se tek ky bisedim nuk ka asgjë të gabuar, duke thënë se do e bënte sërish njësoj.

Sipas tij, me anë të këtij përgjimi, nuk synohet që të vihet drejtësi, por të manipulohen njerëzit dhe të dëmtohet imazhi i vendit.

Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama.

Skandal i turpshëm për shantazh politik! Kështu i ka cilësuar kryeministri Edi Rama, përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’.  Në një tjetër reagim Kryeministri shprehet se do e hedh në gjyq gazetarin.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”, shkruan Rama për të tretën herë në Twitter.

Komento
Shperndaje