Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama do ti dërgojë sërish letër Presidentit Meta për emërimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm

Kryeministri Rama do ti dërgojë sërish letër Presidentit Meta për emërimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm
November 09
10:20 2018

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ka thënë se sot do t’i dërgojë sërish presidentit Ilir Meta propozimin për emërimin e gjeneralit Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm

“Do i dërgoj kërkesën me një relacion shpjegues të mirë argumentuar, bazuar në procedurë, dhe në traditën e krijuar nga presidenti, për hir të së vërtetës, që në rastin e negociatave më Greqinë për plotfuqishmërinë, ka dërguar shkresa shumë serioze dhe shumë të detajuara që e kanë ndihmuar shumë procesin. Në këtë traditë, do t’i çoj nesër presidentit një shkresë shpjeguese të detajuar dhe do t’i japim presidentit mundësinë që të krijojë bindjen e plotë e të rifutemi në binarët e kushtetutës. Ky precedent nuk mund të krijohet dhe nuk ka pse të krijohet”- tha kryeministri në emisionin e Sokol Ballës, “Real Story”.

Rama paralajmëroi gjithashtu se në ditët e ardhshme qeveria do t’i drejtohet dhe Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të kësaj çështje. Ndonëse kjo Gjykatë është jashtë funksionit, kryeministri tha se në momentin që ajo do të plotësohet me anëtarë “shpresoj në pranverën e ardhshme” mund ta marrë në shqyrtim dhe “të sqarojë një herë e mirë dhe këtë aspekt”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje