Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama: Çdo gjë për konsensusin. Reforma në drejtësi ose do të votohet, ose do të votohet!

Kryeministri Rama: Çdo gjë për konsensusin. Reforma në drejtësi ose do të votohet, ose do të votohet!
July 21
16:29 2016

“Opinioni ynë është po ai i njëjti prej kohësh: Çdo gjë per konsensusin dhe reforma në drejtësi o do votohet o do votohet!”

Ky ka qenë mesazhi i kryeministrit Edi Rama, i publikuar vetëm para pak minutash në profilin e tij në Facebook!

Me këtë status, Rama ka lënë të nënkuptohet se nga ana e tij dhe e Partisë Socialiste nuk ka rrugë tjetër, veçse votimi i reformës në drejtësi, pavarësisht se ende situata nuk është qartësuar që nga mëngjesi i ditës së sotme, kur u propozua nga ambasadorët e huaj një formulë e re për reformën, nga e cila pritej të arrihej miratimi me anë të konsensusit!

Shperndaje