Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri më ‘seksi’ në planet huazoi detajin më ‘cool’ të Ramës e s’mund të jemi më krenarë se kaq

Kryeministri më ‘seksi’ në planet huazoi detajin më ‘cool’ të Ramës e s’mund të jemi më krenarë se kaq
September 23
11:05 2017

Përpos faktit se është një ndër kryeministrat më të suksesshëm në botë, kanadezi Justin Trudeau ka fituar zemrat e gjithë vajzave dhe grave me pamjen e tij e me mënyrën shumë sportive të të qëndruarit dhe folurit në publik.

Kyreministri ‘seksi’ siç e quajnë disa prej mediave të huaja duket se në fakt ka huazuar një detaj shumë interesant nga kryeministri jonë: pikërisht çorapet e ‘çuditshme’, me ngjyra e me dizajn që i bën njerëzit të flasin e të komentojnë.

Justin është shfaqur në intervistën e tij të fundit me çorape që tregojnë figura kafshësh çka ka çuditur të gjithë ata që kanë ndjekur intervistën e menjëherë kanë nisur edhe batutat e ‘meme’-t në rrjete sociale.

Por ne shqiptarët nuk u çuditëm aspak se në fakt kryeministri jonë Edi Rama, ka qenë ‘njeriu i çorapeve të çuditshme’ që prej kohës kur u zgjodh për herë të parë si Kryetar Bashkie i Tiranës. Ai bëri mjaft bujë me çorapet e verdha fillimisht ndërkohë që tani ekspozon më tepër ato të kuqet.

Justin po bëhet ‘trendy’ me një ‘trend’ që Rama në fakt e ka sjellë me shpejtë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veçse të bëhemi krenarë: arritjet në politika sociale të Kanadasë nuk i kapim dot ama kryeministri jonë është më ‘fashion’ dhe ky është fakt…/Blitz.al/

Shperndaje