Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka një mesazh për opozitën shqiptare: “Unë e kuptoj, por ne nuk kemi bërë si ju!”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka një mesazh për opozitën shqiptare: “Unë e kuptoj, por ne nuk kemi bërë si ju!”
March 13
20:24 2019

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka marrë pjesë në konferencën e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Ai e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Maqedonisë së Veriut për tu integruar drejt NATO-s, ndërsa sipas Ballkanëeb, e cilësoi vitin 2019 të rëndësishëm sa i përket integrimit për të dyja vendet.

Zaev nuk nguroi t’i japë një mesazh edhe opozitës shqiptare.

“Përvoja na dëshmoi se dialogu mes pushtetit dhe opozitës siguron rrugën para për shtetin, kjo është rruga nga e cila duhet të ecin para të gjitha shtetet e Ballkanit. Këtu vijmë si miq. Edhe unë kam qene në opozitë para 21 muajsh por asnjëherë s’kam treguar para vendeve të BE se jemi kundër bisedimeve me ta. Ne jemi miq të të gjithë shqiptarëve dhe dëshirojmë vetëm të mira për të gjithë ju.

Pas takimit me kryeministrin Rama jemi gati të thellojmë bashkëpunimin. Në të vërtetë unë e kuptoj të gjithë opozitën kudo qoftë ajo. Obligimi i të gjithëve është shteti. Unë si mik i Shqipërisë dëshiroj më të mirat. Çdo kush ka të drejtën e protestojë në formë demokratike.  Dy vendet tona miqësore është  e rëndësishme që të marrin  ftesën për fillim të bisedimeve me BE dhe shpresojmë të kemi sukses.”,- tha Zaev./Blitz.al/

Share