Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri i Kosovës sot në Tiranë, inaugurohet linja 400kv e interkonjeksionit mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës sot në Tiranë, inaugurohet linja 400kv e interkonjeksionit mes dy vendeve
June 28
10:12 2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të jetë i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të interkonjeksionit të ri 400kV. Ceremonia do të zhvillohet sot në orën 11:00 në Kashar të Tiranës. Shtatorin e kaluar, ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Blerand Staliveci, tha gjatë inspektimeve të punimeve tha se kjo linjë është një ndër projektet më të rëndësishme për vendin.

“Linja e interkonjeksionit 400 kV Kosovë-Shqipëri është një ndër projektet më të rëndësishme të fushës së energjisë pasi përfitimet e këtij projekti i tejkalojnë kufijtë e Kosovës. E dimë që procesi i Berlinit është i konceptuar në dy shtylla: në atë të infrastrukturës dhe energjisë, ku Kosova merr pjesë me dy projekte. Njëri prej tyre është kjo linjë e transmisionit Kosovë – Shqipëri, e cila i sjell shumë përfitime jo vetëm dy shteteve tona, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal”, pati deklaruar ministri.

Sipas ambasadores të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, studimet e fundit kanë treguar se energjia përbën një ndër pengesat kryesore për investime direkte të huaja në Kosovë, ndaj Gjermania që nga fillimi i bashkëpunimit me Kosovën është fokusuar në sektorin e energjisë dhe deri tani ka mbështetur këtë sektor me 150 milionë euro.

Aktualisht, Shqipëria ka dy linja interkonjeksioni 220kv me Malin e Zi dhe Kosovën dhe një 400kv me Greqinë.

Burimi: Koha.net

Etiketimet
Shperndaje