Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, jep dorëheqjen

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, jep dorëheqjen
December 05
09:17 2016

Pas referendumit të zhvilluar në Itali, ku qytetarët italianë votuan nëse pranonin që parlamenti të forcohej me pozita përkundër senatit e ku shumica votoi “jo”, kryeministri italian Matteo Renzi ka dhënë dorëheqjen.

Renzi i kishte propozuar këto ndryshime, që parashikonin centralizimin e pushtetit dhe forcimin e pushtetit të parlamentit e dobësimin e senatit.

Por shumica e qytetarëve italianë nuk e mbështetën atë, duke votuar “jo” me më tepër se 60%, ndërkohë që alternative “po” e mbështetur nga kryeministri dhe ndjekësit e tij ka marrë vetëm 40% të votave.

Në votime morën pjesë gati 70% e italianëve.

Në konferencën e organizuar mbrëmë vonë, Renzi tha: “Humba dhe më duhet ta pranoj me zë të lartë, edhe pse s’ma nxë goja ta them. Ju uroj fat të gjithëve. Tashmë do t’ia propozoj dorëheqjen kabinetit e më pas presidentit”.

Tashmë edhe BE-ja do të duhet të bëjë mirë llogaritë pas ikjes së Renzit, pasi në Europë po rriten fuqishëm zërat pro shpërbërjes së Bashkimit Europian, në kuadër të forcimit të partive të forta djathtas në Francë, Itali si edhe Gjermani, ku Merkel ka kaluar një mbrëmje aspak të qetë në pritje të rezultateve të Itali.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje