Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kryeministri” i Blushit në treg. Flet për Ramën?

“Kryeministri” i Blushit në treg. Flet për Ramën?
November 05
16:14 2016

Ditët e fundit, ish-deputeti socialist ka “goditur” 2 herë në opinionin publik shqiptar. Së pari prezantoi partinë “Libra” së bashku me deputeten Mimoza Hafizi.

Ndërkohë sot ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se ka dalë në treg edhe libri i tij i ri, “Kryeministri”, të cilin mund ta gjejmë në të gjitha libraritë.

Por për çfarë flet Blushi në librin e tij?

A thumbon ai kryeministrin Rama, njësoj siç bënte me librin “Kandidati”, ku fliste tërthorazi për kreun e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, apo libri i tij është thjesht letrar?

Situata ku ndodhet ai personalisht dhe librat e mëparshëm na shtyn të besojmë se libri është politiko-artistik. Megjithatë mbetet të shohim.

Libri është botuar nga shtëpia botuese “MAPO” dhe ka një sfond blu, me germa të shkruara në bojë hiri. Ndoshta edhe ky është një detaj?

Ditët e ardhshme, Blitz.al do të bëjë edhe një analizë të librit dhe pjesëve të tij, enkas për publikun e faqes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje