Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri francez: Burka nuk përputhet me vlerat franceze!

Kryeministri francez: Burka nuk përputhet me vlerat franceze!
August 17
20:08 2016

“Burka nuk përputhet me vlerat e Francës, nuk është një kostum plazhi, por shprehja e një ideologjie të bazuar në nënshtrimin e gruas”.

Ky është qëndrimi i mbajtur nga kryeministri francez, Manuel Valls, i cili mbështet kështu vendimin e disa komunave franceze për të ndaluar burkan në plazh.

Ai që foli i pari për këtë çështje ditën e djeshme ka qenë ministri i të Drejtave të Grave, Laurence Rossignol, i cili u shpreh pro luftës ndaj kësaj veshjeje.

Gjithsesi, në një intervistë të dhënë për gazetën “La Provence”, Valls tha se nuk është favorit ndaj një ligji kombëtar anti-burka. Sipas tij, kostumi islamik i plazhit përbën një provokim dhe një vizion arkaik, sipas të cilit femrat janë të pahijshme, të papastra e prandaj duhet të jenë komplet të mbuluara.

Ndërkohë, në Kanë kanë filluar të jepen gjobat e para ndaj personave që kanë përdorur burkat në plazh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje