Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri e quan këngëtar të dështuar. Në debatin Musabelliu-Rama përfshihet dhe Kryemadhi

Kryeministri e quan këngëtar të dështuar. Në debatin Musabelliu-Rama përfshihet dhe Kryemadhi
October 07
16:59 2017

Kryeministri Rama foli sot në Asmamblenë e PS, për një këngëtar të dështuar, që punonte në Agjencinë e Burimeve Njerëzore. Ai e cilësoi si një emërim politik, por nuk zbuloi emrin e personit.

“Na jepni votën, burgu i ri këtu, burgu i ri aty. Mbushur listat me këngëtarë, masazhatorë, me roje, me infermierë, me lloj- lloje njerëzish. Dhe mos qeshni, kemi gjetur këngëtarë dhe në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Kuptohet, këngëtarë të dështuar,” – tha Rama.

Në fakt, këngëtari është zbuluar vetë dhe ka treguar se e kanë pushuar nga puna. Bëhet fjalë për  Klajdi Musabelliu i cili ka qenë aktivist i LSI-së dhe ishte punësuar pranë këtij institucioni. Musabelliu pa reaguar pas fjalëve të Ramës duke u shprehur:

“Unë këngëtar, gazetar, dhe aktor dublant jam i nderuar koleg piktor. Por, më mirë këngëtar dhe me dinjitet, se sa të lëpij mendere në këtë kohë bandash, droge, dhe neokomunizmi që po instalon ti. VFLP i nderuar, ”- shkruan ai në rrjetet sociale.

Në mbrojtje të këngëtarit ka dalë edhe  Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Klajdi dhe të rinj si ai janë vlerë e kësaj shoqërie! Ndaj sot dua ta përshëndes për kontributin dhe kurajën për t’iu përgjigjur një kryeministri arrogant dhe të përqendruar te trafikantët që e rrethojnë. Faleminderit, Klajdi.”‘,- ka shkruar Kryemadhi në llogarinë e saj./Blitz.al/

 

 

Shperndaje