Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri australian i jep 5 dollarë lypësit, ndjekësit në rrjete sociale e “kryqëzojnë”

August 18
15:37 2016

...

Gjatë kohës që kryeministri australian, Malcolm Turnbull, është nisur për të shkuar në një mbledhje të Komitetit Ekonomik për Zhvillimin e Australisë në Melburn, ka ndaluar për t’i dhënë 5 dollarë një lypësi që ndodhej aty pranë.

Menjëherë pasi kjo fotografi është shpërndarë, ndjekësit në rrjete sociale janë shprehur negativisht lidhur me këtë gjest. Ndërkohë që disa të tjerë nuk e kuptonin këtë reagim negativ sepse, sipas tyre, kryeministri ka bërë një gjest të mirë, është treguar se arsyeja se pse njerëzit janë nxehur ishte sepse në dorën tjetër kryeministri mbante një tufë me para, vlera e të cilëve nuk dihet.

Njerëzit kanë reaguar duke thënë se kryeministri i ka dhënë shumë pak para lypësit ndërkohë që të tjerë kanë thënë se ai ka për detyrë të rregullojë shtetin në mënyrë të atillë që të mos ketë asnjë lypës në rrugë, sepse ata nuk mund të jetojnë siç duhet as me 5 dollarë apo më shumë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje