Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryebashkiaku Veliaj përuron pllakatat në nder të humanistes Nënë Tereza

Kryebashkiaku Veliaj përuron pllakatat në nder të humanistes Nënë Tereza
September 04
10:10 2016

Kanë nisur aktivitetet në Tiranë lidhur me shënjterimin e Nënë Terezës. Ka qenë pikërisht Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka përuruar dy pllakata në sheshin “Nënë Tereza” të cilat do të përkujtojnë gjithmonë ditën e shenjtë të 4 shtatorit.

Kryebashkiaku është shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe nga përfaqësues të Kishës Katolike si dhe zyrtarë të shtetit.

“Nënë Tereza është prova se mund të lindi një trëndafil nga ferrat…”- ka nisur fjalën e tij Kryebashkiaku Veliaj ndërkohë që ka falenderuar të gjithë të pranishmit dhe ata që kanë punuar e shërbyer çdo ditë për qytetin, duke kthyer kështu në realitet thirrjen e Nënë Terezës.

Ndërkohë që pritet të ndiqet drejtpërdrejt nga sheshi, nga të gjithë qytetarët shqiptarë, mesha e Papa Françeskut ku do të shenjtërohet Nënë Tereza. /Blitz.al/

 

Shperndaje