Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryebashkiaku Veliaj në Amatrice, ofron ndihmë për banorët e prekur nga tërmeti

September 21
13:39 2016

...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë në zonën e Amatrice-s, të prekur më së shumti nga tërmeti. Ai shprehu keqardhjen për këtë tragjedi që goditi popullin italian dhe u interesua edhe për familjet shqiptare të prekura nga tërmeti.

Në emër të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku ofroi ndihmë konkrete për Amatrice-n. “Në Amatrice për të ndihmuar si bashki shqiptare për pasojat e tërmetit. Ambasada e Shqipërisë në Itali, punë fisnike me familjet tona aty! Në komunën e Amatrice-s për të sjellë solidaret dhe inkurajuar kryebashkiakun Sergio Pirozzi dhe familjet italo – shqiptare”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e tij në Twitter.

Tërmeti, që shkaktoi rreth 300 viktima, ndodhi orët e para të mëngjesit të 24 gushtit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje