Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryebashkiaku i Peshkopisë kërkon favore seksuale për një vend pune, Qeveria: Nesër e shkarkojmë

Kryebashkiaku i Peshkopisë kërkon favore seksuale për një vend pune, Qeveria: Nesër e shkarkojmë
May 12
23:25 2016

Një tjetër rast i përsëritur i “shpërdorimit të detyrës” është regjistruar kësaj rradhe në Peshkopi. Denoncimi është bërë nga një e re 20-vjeçare në emisionin “Të Paekspozuarit”, e cila akuzon kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili se ka kërkuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale në këmbim të vendit të punës.

20-vjeçarja ka rrëfyer se kryebashkiaku i ka kërkuar që ta takonte në vende të ndryshme, për t’i siguruar më pas një vend pune në administratë. Pasi ka filluar punë, ajo i ka kërkuar rritje rroge pas disa kohësh, por sipas saj, kryebashkiaku Xhelili i ka lënë takim në një hotel në Tiranë ku kanë shkuar së bashku.

Ajo ka bërë të ditur se kryetari i Bashkisë ka tentuar disa herë ta prekë në zyrën e tij, ndërkohë që mohon të kenë kryer marrëdhënie seksuale. Ai më ka treguar se ka pasur vajza të tjera, të cilave iu ka ofruar punë në këmbim të marrëdhënieve. I bëj thirrje policisë, prokurorisë”, është shprehur ajo.

Pas publikimit të video-skandalit, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Kryeministrisë, e cila ka vendosur ta shkarkojë nga posti Shukri Xhelilin. Pritet që shkarkimi të firmoset ditën e nesërme.

Shkëputur nga denoncimi:

Gazetari: Po ti i dhe ndonjë shkak këtij personi që të kërkonte këto lloj nderesh nga ju?

Denoncuesja: Jo, nuk i dhashë asnjë lloj shkaku

Gazetari: E ke provokuar?

Denoncuesja: Jo

Gazetari: E ke lënë të kuptohet që ishe dakord me pretendimin e atij?

Denoncuesja: Deri diku sepse vendosa që të veproj ndryshe prandaj e lashë që të kuptohej sikur do pranoja atë që ai kërkonte

Gazetari: Po kur ishit te zyra e personit, çfarë ju ka thënë, çfarë veprimesh ka bërë?

Denoncuesja: Në momentin që isha në zyrë, ai ka tentuar disa herë që… që të më afrohej dhe e ka bërë deri diku

Përshatur nga “Ora News”