Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryebashkiaku Erion Veliaj në mes të plehrave

June 17
12:42 2016

Erion Veliaj - Facebook

Erion Veliaj - Facebook
Picture 1 of 2

Vazhdimisht një nga problematikat kryesore të banorëve të Tiranës ka qenë prezenca e lartë e plehrave dhe një mungesë organizimi nga ana e Bashkisë së Tiranës, jo vetëm për të krijuar një mekanizëm pro-mjedisit në djegien e plehrave por edhe për mos pasjen e mjaftueshme të koshave të plehrave në rrugët e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka postuar sot në faqen e tij zyrtare në Facebook një album me fotografi të titulluar “Jo më kthim përmbys i çdo koshi që ndot Tiranën”. Aty Veliaj ke treguar se ai e ka mirëkuptuar ankesën për koshat që kthehen përmbys nga ricikluesit ndaj dhe po mundohet që ta evitojë këtë duke ngritur një impiant të organizuar siç duhet në Sharrë. Ky projekt jo vetëm do ti bëjë mirë gjithë qytetarëve të Tiranës por edhe do të punësojë qindra njerëz.

Ajo çka duhet theksuar është gjithashtu edhe fakti se Veliaj është i vetmi Kryebashkiak i Tiranës që i ka ndjekur hap pas hapi, duke qenë edhe vetë prezent në realizimin e projekteve që vijnë si rezultat i ankesave të vazhdueshme të njerëzve. Si ka bërë edhe në raste të tjera, Veliaj është shfaqur sot pranë projektuesve dhe punëtorëve të impiantit në Sharrë, në mes të grumbujve të plehrave për ta prekur më nga afër problematikën.

Komento
Shperndaje