Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryebashkiaku Erion Veliaj: 2,000 kredi të buta për të pastrehët

Kryebashkiaku Erion Veliaj: 2,000 kredi të buta për të pastrehët
September 01
12:37 2016

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në përurimin e konviktit të rikonstruktuar të shkollës së mesme elektrike “Gjergj Canco” në Tiranë. Ai tha se 230 nxënësit që jetojnë në këtë konvikt do të gjejnë në shtator ambiente shumë herë më të mira nga ato që lanë disa muaj më parë.

Nisur nga fakti se në këtë konvikt u liruan disa ambiente të zëna, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se kjo situatë nuk do të vazhdojë më dhe ka ftuar banorët që të përfitojnë nga programet e strehimit social, të ofruara nga bashkia.

Në fjalën e tij, Veliaj bëri me dije se kreditë e buta janë pezulluar për shkak të abuzimeve të shumta, ku drejtorë dhe deputetë merrnin kredi të buta. Ai theksoi se në vijim, Bashkia e Tiranës do të jetë e pavarur nga qeveria sa u takon kredive të buta.

“Të lirohen konviktet e zaptuara nga familjarët. Vitin e ardhshëm, 2,000 kredi të buta do të mundësohen për të pastrehët”, – ka bërë të ditur kryebashkiaku. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje